Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i Grupit punues për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë Penale

 

Prishtinë, 17 Nëntor 2023 – Grupi punues për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë Penale i Sistemit Prokurorial të Kosovës ka mbajtur takimin e parë me qëllim të përgatitjes së një drafti fillestar në dokumentin e politikave duke i paraprirë Planit të Ri të Veprimit të Strategjisë 2024 - 2026.

Grupi punues ka diskutuar për funksionimin e prokurorisë dhe gjykatave në trajtimin e rasteve penale, ku gjatë diskutimit për këtë çështje ka pasur edhe rekomandime të ndryshme që në këtë dokument të diskutohet profilizimi i prokurorëve, trajtimi i rasteve penale të regjistrit PPP, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe çështje të tjera.

Në përfundim të takimit Grupi punues u dakordua që secili anëtarë të japë kontributin e vet duke dalë me propozime konkrete të shkruara të cilat pritet që të finalizohen në takimin e radhës.