Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

U.D. Kryeprokurori i Shtetit dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kosovare të Forenzikës diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit ndër-institucional

 

Prishtinë, 16 Nëntor 2023 - Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka zhvilluar takim pune me Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Foreznikës (AKF),  z. Blerim Olluri.

Në këtë takim, U.D. Kryeprokurori Kelmendi dhe Kryeshefi Olluri, biseduan për avancimin e bashkëpunimit ndër-institucional, nevojën e shtimit të kapaciteteve humane në AKF, për zhvillimin e takimeve dhe konsultimeve në mes të prokurorëve të shtetit dhe ekspertëve, mbajtjen e punëtorive të përbashkëta dhe unifikimin e praktikave me rastin e paraqitjes së kërkesave për ekspertiza nga ana e prokurorëve dhe përpilimit të raporteve nga ana ekspertëve të Agjencisë Kosovare të Forenzikës.

Po ashtu, U.D. Kryeprokurori i Shtetit, z. Besim Kelmendi dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kosovare të Forenzikës, z. Blerim Olluri, diskutuan edhe për sfidat dhe vështirësitë e përbashkëta profesionale të institucioneve respektive dhe mundësinë e tejkalimit të tyre.