Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

U.D. Kryeprokurori i Shtetit dhe përfaqësuesit e UNICEF-it diskutojnë për fuqizimin e drejtësisë për të mitur

 

Prishtinë, 16 Nëntor 2023 – Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka pritur në takim përfaqësuesit e organizatës UNICEF, përkatësisht zyrtaren për mbrojtje të fëmijëve znj. Feride Dashi, konsulentin e pavarur në UNICEF, z. Ardian Klaiqi, si dhe Drejtoreshën e Koalicionit të Organizatave për Mbrojtje të Fëmijëve - partner implementues të UNICEF, znj. Donjeta Kelmendi. 

Në këtë takim diskutua për nevojën e aplikimit të masave të diversitetit, unifikimin e procedurës lidhur me shqiptimin e këtyre masave, si dhe mundësinë e përdorimit të procedurës së ndërmjetësimit tek të miturit.   

Palët u dakorduan që të organizohet një takim i përbashkët me prokurorët e Departamenteve për të mitur të të gjitha prokurorive në nivel vendi dhe të shihen për së afërmi sfidat më të cilat ballafaqohen, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit me të gjitha institucionet e drejtësisë, me qëllim të fuqizimit dhe ngritjes se kapaciteteve të sistemit të drejtësisë për të mitur.