Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i koordinatorëve të prokurorive për veprat penale kundër integritetit seksual

 

Prishtinë, 16 nëntor 2023 - Koordinatori përgjegjës për veprat penale kundër integritetit seksual, prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Bahri Hyseni, ka mbajtur një takim me koordinatorët e prokurorive të vendit.

Në këtë takim është diskutuar për koordinimin e punës për trajtimin sa me efikas nga prokurorët që trajtojnë veprat penale kundër integritetit seksual, me fokus të veçantë të avancimit të punës dhe lehtësimit të sfidave që ballafaqohen.

Në përmbyllje të takimit është theksuar domosdoshmëria e bashkëpunimit me akterët e tjerë po ashtu, është propozuar që në takimet e radhës të diskutohet rregullimi i çështjes së marrjes në pyetje të viktimës që është sfidë në punën e përditshme tek prokurorët.

Si sfidë tjetër është propozuar që të bëhet një unifikim i interpretimit të dispozitës së nenit 227 të KPK-së dhe çështje të tjera me interes për unifikimin e praktikave më të mira.