Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Njoftim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë

 

Prishtinë, 24 tetor 2023– Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes këtij njoftimi publik, i bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë pësuar lëndime trupore (të dëmtuarve) në rastin e datës 4 gusht 2023, i cili rast ka ndodhur në lokalin “Bon Vivant”, të paraqiten në Policinë e Kosovës-Njësia e Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë apo në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, dhe atë brenda afatit prej 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit të këtij njoftimi në media dhe në faqen zyrtare të Sistemit Prokurorial, me qëllim të ndriçimit të këtij rasti në plotëni.