Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Ndalohen tre persona të dyshuar për veprën penale “Fajdeja”

 

Ferizaj, 24 Tetor 2023– Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, ka realizuar kontroll në këto lokacione: Prishtinë, Vushtrri dhe Podujevë, me ç’rast ka rezultuar me ndalimin e tre (3) personave të dyshuar me inicialet J.K.,M.K., dhe M.M., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës fenale “Fajdeja” nga neni 331 paragrafi  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Fajdeja në ndihmë” nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 33 të KPRK-së.