Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kërkesë për paraburgim ndaj një të pandehuri lidhur me helmimin në Malishevë

 

Gjakovë, 14 Tetor 2023 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ndaj të pandehurit me inicialet K.SH ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur, kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë – Dega Malishevë,  për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, i pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri K.SH, ka kryer veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë” nga neni 161 të KPRK-së, ku sipas hetimeve të Prokurorisë dhe të dhënave nga Policia e deri më tani rezulton që në restorantin e të dyshuarit si pasojë e konsumimit të ushqimeve janë helmuar mbi 100 persona.