Zyra E Kryeprokurorite Aktivitetet Single - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori Lumezi kërkon angazhim më të madh nga kryeprokurorët e prokurorive

Prishtinë, 10 mars 2020 – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka mbajtur kolegjiumin e radhës  me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive Themelore në vend, kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale si dhe me kryeprokurorin e Prokurorisë së Apelit.
Gjatë këtij takimi Kryeprokurori Lumezi, ka kërkuar angazhim më të madh dhe rol më aktiv nga kryeprokurorët në mbikëqyrjen e punës në prokuroritë të cilat ata i drejtojnë.
Në këtë kontekst, është kërkuar që të ketë raportim javor për punët, të arriturat dhe sfidat në menaxhimin e prokurorive përkatëse, duke avancuar kështu komunikimin dhe informimin e brendshëm ndërmjet kryeprokurorëve me Kryeprokurorin e Shtetit.
Gjithashtu, në këtë takim është kërkuar që të zbatohet në përpikëri edhe Rregullorja për Shërbimin e Komunikimit Publik të Sistemit Prokurorial nga ana e prokurorëve dhe kryeprokurorëve, ashtu siç është e caktuar edhe me nenet përkatëse të kësaj rregulloreje.
Ky takim ishte në vazhdën e kolegjiumeve të rregullta të cilat i mbanë Kryeprokurori i Shtetit me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive në nivel vendi.

Me respekt,
Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH

slider-img