Zyra E Kryeprokurorite Aktivitetet Single - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori i Shtetit priti në takim menaxheren e Projektit të Iniciativës Rajonale Kundër Korrupsionit

Prishtinë, 20 janar 2020 – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim njoftues menaxheren e Projektit të Iniciativës Rajonale Kundër Korrupsionit, Desislava Gotskova.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi për forcimin e kapaciteteve të prokurorëve për zbatimin efektiv të kthimit të pasurisë në pajtueshmëri me praktikat evropiane përmes konfiskimit të zgjeruar, nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe promovimin e praktikave të suksesshme në rajon në kuadër të projektit “Fuqizimi i anti-korrupsionit në Evropën Juglindore përmes përmirësimit të masave për sekuestrimin e pasurisë”.

Kryeprokurori Lumezi dhe menaxherja Gotskova kanë vlerësuar faktin se bashkëpunimi rajonal, përdorimi i instrumenteve ndërkombëtare në ofrimin e kornizës për hartimin e së drejtës vendore dhe zbatimi efektiv i legjislacionit ekzistues janë me rëndësi thelbësore për suksesin e masave antikorrupsion, luftimin e të gjitha formave të krimit dhe ngritjen e besimit në institucionet e drejtësisë.

slider-img