Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 6 gusht 2022  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetë (50) aktakuza kundër pesëdhjetekatër (54) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona, si dhe janë ushtruar shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj njëmbëdhjetë (11) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave, si dhe, ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për  kryerje të veprave të ndryshme penale dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar dhe janë ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në dy raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në tri raste të ndara, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, si dhe, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

20 - 21

8 - 8

/

15 -17

/

2 - 3

5 - 5

50 - 54

Ndalimet

/

4

/

2

2

4

/

5

17

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

4 - 5

/

1 - 2

/

/

1 - 2

1 - 2

7 - 11

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, njëri për veprën penale “Sulmi”, ndërsa tjetri për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Kanosja”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale  “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit  me propozim për ekzaminim psikiatrik ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” (me fatalitet), si dhe, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Mashtrimi” dhe “Shmangia nga tatimi”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale ”Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale ” Mospërfillja e gjykatës”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale ”Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ”Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ”Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.


Prokuroria Themelore Prizren

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprat penale si në vijim:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajta në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për  kryerje të veprave të ndryshme penale. Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person është ndaluar për veprën penale “Kanosje”.

Paraburgimet
Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë dy (2) persona, për shkak të veprave penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Aktakuzat: 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17)personave dhe atë për shkak të veprave penale:

Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për shkak të veprës penale “ Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhje pylli”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për shkak të veprës penale “ Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “ Vjedhja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale, “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në dy raste të ndara. Tre (3) persona të dyshuar janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, dhe “Përdorimi i armës”, si dhe, një (1) person i dyshuar është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhunimi”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit” dhe një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të  paautorizuar të armëve”.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje”. 

Po ashtu, ky departament ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. 

 

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të  paautorizuar të armëve”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.


Shkarko raportin 24 orësh