Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 04 Gusht 2022 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjeteshtatë (77) aktakuza kundër tetëdhjetenjë (81) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona, janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit për tetë (8) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale si dhe është bërë një (1) kërkesë për sekuestrim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe, ka ngritur tridhjeteshtatë (37) aktakuza kundër tridhjetenëntë (39) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për  kryerje të veprave të ndryshme  penale, si dhe ka bërë tri (3) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj gjashtë  (6) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit  me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person, si dhe ka ngritur njëzet e tetë (28) aktakuza kundër tridhjetë (30) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim, si dhe me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, një (1) trup i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në tri rastë të ndara, dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

37-39

-

-

28-30

-

6-6

6-6

77 - 81

Ndalimet

-

3

4

3

1

2

-

3

16

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

-

1-1

1-1

3-6

-

-

-

-

5 - 8

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

1

-

1



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe dy (2) persona, në raste ndaras, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale  “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tridhjeteshtatë (37) aktakuza kundër tridhjetenëntë (39) personave, për këto vepra penale:

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndimi i rëndë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër “,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shtrëngimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Deklarimet e rreme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, pasi që dyshohen se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, pasi që dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale “Kalimi ilegal i kufirit” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, pasi që dyshohet se i njëjtit ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:


Prokuroria Themelore e Pejës gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme  penale . Në njërin rast janë ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa një (1) i mitur është ndaluar për 24 orë për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.


 

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore e Pejës gjatë 24 orëve të fundit ka bërë tri (3) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave.  Një (1) kërkesë është bërë ndaj tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) kërkesë është bërë ndaj një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe një (1) kërkesë ndaj dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat: 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzet e tetë (28) aktakuza kundër tridhjetë (30) personave dhe atë për shkak të veprave penale:

 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale "Vjedhja e rëndë";

Shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për shkak të veprës penale “Dhuna ne Familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” ;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Sulmi”.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara. Një (1) person i dyshuar është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, si dhe, një (1) person i dyshuar është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhje”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Tregtia e ndaluar”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi seksual i personave me çrregullime ose paaftësi mendore apo emocionale”.

 

Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim, për shkak të veprës penale ”Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”. Është sekuestruar një (1) bluzë me mbishkrim.

 

Raste tjera me interes për publikun:

 

Me urdhër të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, një (1) trup i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Po ashtu, ky departament ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, një (1) person tjetër është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Sulmi seksual.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.


Shkarko raportin 24 orësh