Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit
Prishtinë, 1 gusht 2022 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tetë (8) persona, si dhe janë ushtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë |
Prokuroria Speciale |
Prishtinë |
Prizren |
Pejë |
Gjilan |
Gjakovë |
Mitrovicë |
Ferizaj |
Total: |
Aktakuzat personat |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
Ndalimet |
/ |
3 |
1 |
4 |
/ |
/ |
/ |
/ |
8 |
Paraburgimet: kërkesat - personat |
/ |
1 - 1 |
1 - 1 |
/ |
/ |
/ |
/ |
1 - 1 |
3 - 3 |
Bastisjet |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
Sekuestrimet |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi” dhe dy (2) persona, në raste ndaras, për shkak se të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Tentim dhunimi”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar për veprën penale “Tentim dhunimi” sipas KPRK-së.
Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për kryerje të veprës penale. Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”, një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe dy (2) persona, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Sulmi” dhe “Kanosja”.
Prokuroria Themelore Ferizaj
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Shkarko raportin 24 orësh