Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 30 Qershor 2022– Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetë e tre (93) aktakuza kundër njëqind e pesë (105) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar tridhjetë e shtatë (37) persona të dyshuar, si dhe, janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë (8) personave.

Prokuroria Speciale e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, në bashkëpunim me Policinë e Kosoëvs, ka ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, si dhe, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzetenjë  (21) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).      

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1)  person të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një  (1) personi  të  dyshuar për kryerje të veprës penale dhe  ka ngritur pesë  (5) aktakuza, kundër pesë  (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person për 48 orë dhe janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave.

 Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar në dy raste të ndara, dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, si dhe, ka ngritur njëzet e nentë (29) aktakuza kundër njëzet e nëntë (29) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

Prizren

Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

Total:

Aktakuzat

personat

-

16-21

7-11

5-5

13-16

4-4

29-29

15-19

93-105

Ndalimet

11

15

4

1

1

1

2

2

37

Paraburgimet: kërkesat – personat-

-

3-4

1-1

1-1

-

-

2-2

-

7-8

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, nën dyshimin se të  njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim I pozitës zyrtare”, “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Falsifikim i dokumenteve zyrtare”.


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, në tri raste ndaras, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) person për veprën penale “Kanosja” (ndaj personit zyrtar).

Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Vjedhja grabitqare” dhe “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzetenjë  (21) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:        

Departamenti i Krimeve të Rënda ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i KPRK-së.  

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së, dhe  një (1) person tjetër , nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Kanosja” nga neni 229 i KPRK-së dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321 i KPRK-së.  

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi seksual” nga neni 229 i KPRK-së.  

Aktakuzat:     

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.   

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së.                                 

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186 i KPRK-së.   

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së.        

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 i KPRK-së.        

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 i KPRK-së.            

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së.           


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet nga Prokurori i Shtetit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1)  person të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”


Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo amsat tjera):

Prokuroria Themelore e Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) të mituri, të dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” .

 

Aktakuzat:

 

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale Ndërtimi pa Leje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale  “Kanosje”  dhe Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale   “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”

 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale "Sulmi", "Lëndimi i lehtë trupor" dhe "Mospërfillja e gjykatës"


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna ne Familje”

Aktakuzat: 

Prokuroria Themelore ne Gjilan, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër  gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e Pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”,

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo Dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “ Vjedhje e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “ Sulmi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Kontrabandimi me mallra”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “ Ndërtimi pa leje”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për shkak të veprës penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje  shërbimeve komunale”,


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Përgjtihshëm, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në koëhzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimti kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe një (1) kërkesë tjetër kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

 

Aktakuzat:

Gjashtë (6) aktakuza për gjashtë (6) persona për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”,

Pesë (5) aktakuza për pesë (5) persona për veprën penale “Ngasja në gjendje të dehur”,

Katër (4) aktakuza për katër (4) persona për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Tri (3) aktakuza për tre (3) persona për veprën penale “Kanosje”,

Dy (2) aktakuza për dy (2) persona për veprën penale “Mashtrim”,

Dy (2) aktakuza për dy (2) persona për veprën penale “Lendim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë për një (1) person për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë për një (1) person për veprën penale “Aratisja e personit te privuar nga liria”,

Një (1) aktakuzë për një (1) person për “Neni 269 Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë për një(1) person për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,

Një (1) aktakuzë për një (1) person për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë për një (1) person për veprën penale “Ngacmim seksual”,

Një (1) aktakuzë për një (1) person për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” .

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Shantazhi “,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.


Shkarko raportin 24 orësh