Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 29 Qershor 2022– Prokurori i Shtetit ju njofton se nga Prokuroria Speciale dhe prokuroritë themelore janë ngritur dyzet e shtatë (47) aktakuza kundër pesëdhjetë e gjashtë (56) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar, si dhe, janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë kundër katër (4) personave të pandehur për shkak se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të “Blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope” nga neni 267, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, ka parashtruar tri kërkesa për  caktimin e paraburgimit për tre (3) persona dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).                           

 

 

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi  dhe  ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

Prizren

Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

Total:

Aktakuzat

personat

1-4

15-17

7-8

8-8

9-10

-

-

7-9

47-56

Ndalimet

-

4

1

3

1

-

-

-

9

Paraburgimet: kërkesat – personat-

-

-

3-3

1-1

-

-

-

-

4-4

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Aktakuzat:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: S.K, N. A, P.C dhe B.C, për shkak se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të “Blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope” nga neni 267, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, dy (2) persona për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.


Prokuroria Themelore Prizren

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:        

Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi seksual” nga neni 229 i KPRK-së. 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186 i KPRK-së.  

Departamenti i Përgjithshëm ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Ngacmimi Seksual” nga neni 183 i KPRK-së dhe “Sulmi” nga neni 184 i KPRK-së. 

Departamenti i Përgjithshëm ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.   

Aktakuzat:     

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.                                  

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së, 

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së,    

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së.         


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet nga Prokurori i Shtetit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar. Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, një (1) person është ndaluar për veprën penale “Heqja e vulave zyrtare”dhe një (1) person është ndaluar për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit  (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një të mituri, të dyshuar për veprën penale “Dhunimi” .

 

Aktakuzat:

Katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave për veprën penale “Uzurpimi i pronës se paluajtshme” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale  “Kanosje”,

Një (1) aktakuzë kundër një  (1) personi për veprat penale “Sulmi” dhe  “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në kontroll, posedim të paautorizuar të armëve” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale "Sulmi", "Lëndimi i lehtë trupor" dhe "Mospërfillja e Gjykatës".

 


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Është ndaluar një person për 48 orë, për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore ne Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale Vjedhja e pylli”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak veprës penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak veprës penale “Ndërtimi pa leje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak veprës penale “Kontrabandimi i mallrave”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak veprës penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak veprës penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare.


Prokuroria Themelore Ferizaj

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Dhunimi” ,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”.


Shkarko raportin 24 orësh