Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 21 qershor 2022  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetë (50) aktakuza kundër pesëdhjetetetë (58) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dhjetë (10) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për kryerjen  e veprave të ndryshme penale, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person i dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër dhjetë (10) persona, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

13 – 15

11 – 13

8 – 12

8 – 8

/

/

10 – 10

50 – 58

Ndalimet

/

10

/

2

/

1

/

/

13

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

1 – 1

/

1 – 1

/

/

/

/

2 – 2

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në raste ndaras, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person me urdhër arrest ndërkombëtar, pasi dyshohet për veprën penale “Vjedhja e rëndë”, një (1) person për veprat penale “Vjedhja” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, pesë (5) persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe, një (1) person pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.


Prokuroria Themelore Prizren

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Deklarimet e rreme”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Peshkimi i kundërligjshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për kryerjen  e  këtyre veprave  penale.

Një (1) person i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”

Një (1) person i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

 

Kërkesat për caktim të paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për veprat  penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” , “Lidhja e kontratës së dëmshme” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Aktakuza:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për kryerjen e këtyre veprave  penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale  “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” ;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja” ;

 Një (1) aktakuzë kundër një  (1) personi për veprën penale “Kanosja” ;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale  “Ndërtimi pa leje” ;

Një (1) aktakuzë kundër dy  (2) personave për veprën penale  “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” ;

Dy (2) aktakuzë kundër pesë  (5) personave për veprën penale  “Lëndimi i lehtë trupor” ;

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”  dhe “Kanosja”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore ne Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Gjashtë (6) aktakuza kundër gashtë (6) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e Shërbimeve”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak veprës penale “Vjedhja e pyllit”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) persona për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) persona për veprën penale “Kanosja”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

 


Shkarko raportin 24 orësh