Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit
Prishtinë, 20 qershor 2022 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë (9) persona, të dyshuar për kryerjen e veprave penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave, në katër (4) raste të ndara.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (3) persona të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë |
Prokuroria Speciale |
Prishtinë |
Prizren |
Pejë |
Gjilan |
Gjakovë |
Mitrovicë |
Ferizaj |
Total: |
Aktakuzat personat |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
Ndalimet |
/ |
9 |
/ |
3 |
/ |
/ |
/ |
/ |
12 |
Paraburgimet: kërkesat - personat |
/ |
/ |
4 – 4 |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
4 – 4 |
Bastisjet |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
Sekuestrimet |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, pasi dyshohen se kanë kryer veprat penale “Sulmi” dhe “Kanosja”, një (1) person për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, një (1) person për veprën penale “Sulmi” dhe dy (2) persona, në raste ndaras, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Sulmi” dhe një (1) person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”.
Prokuroria Themelore Prizren
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Përgjithshëm, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave, në katër (4) raste të ndara, si në vijim:
Një (1) kërkesë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Kanosja”;
Një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Dy (2) kërkesa kundër dy (2) personave në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se secili veç e veç kanë kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Një (1) person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Dhuna në familje” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Një (1) person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”
Një (1) person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Kanosja”.
Shkarko raportin 24 orësh