Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 19 qershor 2022  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë tre (3) kërkesa për caktim të paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona të dyshuar, në katër raste të ndryshme, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave.

 

Prokuroria Themelore ne Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër  (7) persona të dyshuar për kryerjen  e veprave  të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person i dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për vepër penale “Dhuna në familje”.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Ndalimet

/

2

4

7

/

1

/

1

15

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

1 – 1

2 – 2

/

/

/

/

/

3 – 3

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi” dhe një (1) person për veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, në katër raste të ndara, si në vijim:

Një (1) person për shkak të veprës penale “Kanosja”;

Një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe

Dy (2) persona në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se secili veç e veç kanë kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Përgjithshëm, pranë Gjykatës Themelore në Prizren, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, në dy raste të ndryshme, për shkak të veprave penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar shtatë  (7) persona të dyshuar për kryerjen  e veprave  të ndryshme penale.

Një (1) person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ngacmimi Seksual” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”,

Një (1) person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, “Lidhja e kontratës së dëmshme” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Katër (4) persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”

Një (1) person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për vepër penale “Dhuna në familje”.


Shkarko raportin 24 orësh