Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 17 qershor 2022  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetetre (53) aktakuza kundër pesëdhjetegjashtë (56) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit të dhjetë (10) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore e Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, janë ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara, si dhe, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, si dhe ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

10  - 10

4 – 7

19 – 19

17 – 17

/

3 – 3

/

53 – 56 

Ndalimet

/

3

/

3

/

3

4

/

13

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

2 – 5

/

1 – 1

/

1 – 1

1 – 3

/

5 – 10

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Vjedhja”, si dhe një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”. Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”. Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.


Prokuroria Themelore Prizren

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Dy (2) persona janë ndaluar për kryerjen e veprës penale  “Lëndim i lehtë trupor”, si dhe një (1) person i dyshuar është ndaluar për kryerjen e veprës penale  “Rrezikimi i trafikut publik”.

 

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale  “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Aktakuza:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale.

Tre  (3) aktakuza  kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1)  aktakuzë kundër një  (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” ;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi” ;

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale "Vjedhje e shërbimeve" ;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Shpërdorim i pasurisë së huaj" ;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Ngacmimi" ;

Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi për veprën penale "Peshkim i kundërligjshëm";

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”;

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi  për veprat penale ''Dhuna në familje'' dhe ''Kanosje'';

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi  për veprën penale ''Dhuna në familje'';

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi  për veprën penale ''Vrasje e mbetur në tentativë''.


Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat: 

Prokuroria Themelore ne Gjilan, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër  shtatëmbëdhjetë (17) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për shkak të veprës penale “ Vjedhja e shërbimeve “

Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave , për shkak të veprës penale “ Vjedhje Pylli”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “ Kanosja”.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, dhe “Kanosje me armë”, po ashtu, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lajmërim apo kallëzim i rremë”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lajmërim apo kallëzim i rremë”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar katër (4) persona. Tre (3) persona janë ndaluar për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Kultivimi i narkotikëve’’.

 

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i detyrës zyrtare’’.

 

Aktakuzat: 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Përdorimi apo posedimi i narkotikëve’’

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.


Shkarko raportin 24 orësh