Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 17 maj 2022  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjeteshtatë (67) aktakuza kundër shtatëdhjetepesë (75) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktim të paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër tridhjetedy (32) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona, si dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona, ka bërë një (1) kërkesë për paraburgim ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë  (7) personave, për vepra të ndryshme penale. 

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar dy (2) persona, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

29 – 32

10 – 13

/

17 – 17

/

6 – 7

5 – 6

67 – 75

Ndalimet

/

4

/

/

2

2

2

2

12

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

5 – 5

/

/

/

/

1 – 2

/

6 – 7

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”, një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”. Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”, “Kanosja” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Departamenti i Krimeve të Rënda, paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër tridhjetedy (32) personave, për këto vepra penale:

Tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar”.


Prokuroria Themelore Prizren

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Dëmtimi i varreve apo kufomave”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë, dy (2) persona për shkak të veprës penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’.

 

Aktakuzat: 

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për këto vepra penale :

Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepër penale “Vjedhja e shërbimeve”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “Dhuna në familja” dhe ‘’Mospërfillja e gjykatës’’

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepër penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancavepsikotrope dhe analoge”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “Kontrabandimi i mallrave”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë  tjetër material ose i detyrimeve financiare“

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “Mashtrimi “

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Mospërfillja e Gjykatës’’ dhe ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe, një (1) person i dyshuar është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

 

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për paraburgim ndaj dy (2) personave për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë  (7) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Një (1) aktakuzë kundër një  (1) personi për veprën penale ‘’Pengim i personit zyrtar”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ”Kalim ilegal”

Një (1) aktakuzë kundër një  (1) personi për veprën penale ”Vjedhje e rëndë”

Një (1) aktakuzë kundër një  (1) personi për veprën penale ”Lëndim i lehtë trupor”

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ”Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupore ”

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Falsifikim i rezultateve të votimit ”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajta në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar te armeve ”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve ”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.


Shkarko raportin 24 orësh