Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 14 maj 2022  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetenjë (41) aktakuza kundër dyzeteshtatë (47) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë (10) persona, si dhe janë bërë njëmbëdhjetë (11) kërkesa për caktim të paraburgimit të dymbëdhjetë (12) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona, ka paraqitur nëntë (9) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dhjetë (10) personave, si dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundi ka ndaluar një (1) person të dyshuar për 48 orë për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë’’.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, si dhe ka ngritur gjashtë (6) kundër gjashtë (6)  personave për vepra të ndryshme penale.

 

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”. Po ashtu, kjo prokurori ka  bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

17 – 19

7 – 9

/

6 – 6

/

5 – 7

6 – 6

41 – 47

Ndalimet

/

5

1

1

1

/

1

1

10

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

9 – 10

/

/

/

/

1 – 1

1 – 1

11 – 12

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Ngacmimi”, një (1) person për veprën penale “Sulmi”, një (1) person për veprën penale “Vjedhja”, një (1) person për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe një (1) person pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Vjedhja” dhe “Kanosja”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Grabitja”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Grabitja”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi seksual” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge i njëjti ka kryer veprën penale”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi seksual”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Deklarimi i rremë nën betim”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i dyshuari është përfshirë në kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për 48 orë për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë’’.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Një (1) person për shkak të veprës penale Pengim i personit zyrtar ne kryerjen e detyrave zyrtare.

 

Aktakuzat:  

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur gjashtë (6) kundër gjashtë (6)  personave dhe atë për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “Grabitja”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “Dhuna ne Familja”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “ Kontrabandimi me mallra”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “Sulmi”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “Lëndim i lehtë trupor “.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka  bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhuna në familje”

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.  


Shkarko raportin 24 orësh