Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 31 Dhjetor 2021– Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindedymbëdhjetë (112) aktakuza, kundër njëqindedyzet (140) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzet (20) persona dhe janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tetë (8) personave.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, ka paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave, si dhe ka ngritur gjashtëdhjetetre (63) aktakuza kundër shtatëdhjetegjashtë (76) personave, për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Qendrën e paraburgimit në Lipjan, është gjetur një person pa shenja jete. Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes, me urdhër të njëjtit trupi është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është kualifikuar “hetim i vdekjes” dhe vazhdon të hetohet.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave, për vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në dy raste të ndara dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

63-76

21-28

-

14-17

2-4

6-8

6-7

112-140

Ndalimet

-

2

1

11

-

1

1

4

20

Paraburgimet: kërkesat - personat

-

5-5

1-2

-

1-1

-

-

 -

7-8

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Kanosja” dhe një (1) person për veprën penale “Kanosja”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Kanosja”.

Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtëdhjetetre (63) aktakuza kundër shtatëdhjetegjashtë (76) personave, për këto vepra penale:

Dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Pesë (5) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mashtrimi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Frikësimi gjatë procedurës penale”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi seksual”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ndërtimi pa leje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Fajdeja”, sipas KPRK-së.

 

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Grabitja”.

 

Aktakuzat:

Në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër, njëzetetetë (28) personave, për veprat penale si në vijim:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Kanosja”;

Tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Shmangia nga tatimi”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Ndërtimi pa leje” dhe  “Marrja apo asgjësimi i vulave zyrtare ose i shkresave zyrtare”;

Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Fillimi i procedurës penale për veprat penale kundër pasurisë” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, për vepra të ndryshme penale. Dhjetë (10) persona janë ndaluar për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale” dhe një (1) person është ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje”.


 


Prokuroria Themelore Gjilan

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje me armë”.

 

Aktakuzat:

Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor në bashkëkryerje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Sulmi seksual’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi seksual’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrëmbimi’’.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh tre (3) persona, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Ndërsa, një (1) person tjetër është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Ndërtimi pa leje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.


Shkarko raportin 24 orësh