Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 25 dhjetor 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se nga prokuroritë themelore, janë ngritur njëqind e tri (103) aktakuza kundër njëqind e gjashtëmbëdhjetë (116) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë, janë ndaluar njëzet e një (21) persona, si dhe janë bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për nëntë (9) persona, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë sekuestruar 14.635 euro.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave si dhe ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim të 14.635 euro.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dhjetë (10) persona, ka paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave, si dhe ka ngritur njëzetetetë (28) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë dhe ka ngritur dyzetedy (42) aktakuza kundër dyzetetre (43) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person. Ndërsa, janë ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave për vepra të ndryshme penale.

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

1 - 3

28 - 31

9 - 13

-

42 - 43

5 - 5

18 - 21

-

103 - 116

Ndalimet

-

10

-

3

2

-

6

-

21

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

-

6 - 6

1 - 2

-

-

        -

1 - 1

-

8 - 9

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

2

-

-

-

-

-

-

-

2



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Aktakuzat:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale:

“Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse“ ,“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “ Vjedhje e rëndë në tentativë “ sipas KPRK-së.

 

Sekuestrimet:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim për rastet si në vijim:

Një (1) kërkesë për lëshimin e urdhërit për sekuestrim, të shumës në vlerë prej 5,530.00 euro kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale  “Marrja e ryshfetit“ ,“Mashtrimi në detyrë“ dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar “ sipas KPRK-së.

Po ashtu, një (1) kërkesë për lëshimin e urdhërit për sekuestrim, të shumës në vlerë prej 9,105.00 euro kundër një (1) personi për veprat penale  “Mashtrimi me subvencione “ dhe “Dhënia e ryshfetit “.


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”, dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vjedhja” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Trafikimi me njerëz”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetetetë (28) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave, për këto vepra penale:

Tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhunimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.


Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në PrizrebPrizren, janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Ndërtimi pa leje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar për 48 orë tre (3) persona të  dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” ndërsa, një (1) person i ndaluar për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë se huaj” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, me dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ dhe ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dyzetedy (42) aktakuza kundër dyzetetre (43) personave, për këto vepra penale:

Tridhjetegjashtë (36) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Vrasja e rëndë’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vrasja në tentativë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për këto vepra penale:

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim të pa autorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasje në gjendje të paaftë apo të dehur”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikim i parasë”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, pesë (5) të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë - Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, janë ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzet e një (21) personave për veprat penale si në vijim:

Njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”;

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”.


Shkarko raportin 24 orësh