Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 26 nëntor 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjeteshtatë (87) aktakuza kundër njëqindetetë (108) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë njëzet (20) persona, si dhe janë bërë tetë (8) kërkesa për caktim të paraburgimit të dhjetë (10) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Gjithashtu, Prokurori i Shtetit ka bërë tre (3) kërkesa për sekuestrimin e tre (3) kamionëve dhe 13,97 m³ masë drusore të cilat dyshohen të jenë përfituar nga vepra penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave të dyshuar, si dhe ka ngritur dyzetetre (43) aktakuza kundër pesëdhjetenëntë (59) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka bërë tre (3) kërkesa për sekuestrimin e tre (3) kamionëve dhe 13,97 m³ masë drusore të cilat dyshohen të jenë përfituar nga vepra penale.  Gjithashtu, janë ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar, në dy raste të ndara, si dhe, janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

43 – 59

/

4 – 4

15 – 15

5 – 5

10 – 11

10 – 14

87 – 108

Ndalimet

/

7

3

5

3

1

1

/

20

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

2 – 2

2 – 2

/

1 – 3

2 – 2

/

1 – 1

8 – 10

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

3

/

/

/

/

3



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe dy (2) persona të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Lëndimi trupor”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunimi” dhe  dy (2) persona për veprën penale “Vjedhja”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit “.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dyzetetre (43) aktakuza kundër pesëdhjetenëntë (59) personave, për këto vepra penale:

Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Tri (3) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Deklarimi i rremë nën betim”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja grabitqare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Arratisja e personit të privuar nga liria”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 4 sipas KPRK-së. Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar dy (2) persona, në dy raste të ndryshme, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se të dyshuarit kanë kryer veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Rrezikimi i trafikut publik” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Krimeve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 4 sipas KPRK-së. Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person për shkak të dyshimit të arsyeshëm se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Dy (2) persona, në dy raste të ndara, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”

Tre (3) persona me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”.

           

Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë tre (3) kërkesa për sekuestrimin e tre (3) kamionëve dhe 13,97 m³ masë drusore të cilat dyshohen të jenë përfituar nga vepra penale.  Nga kërkesa e parë është sekuestruar një kamion ‘’Mercedes Benz’’, masa drusore e llojit ‘’Breu teknik’’ të njoma dhe të thata, të pa damkuara dhe pa leje  transporti në sasi prej rreth  3.61 m³. Ndërkaq, nga kërkesa e dytë është sekuestruar një kamionetë ‘’Mercedes Benz 310’’, masa drusore e llojit ‘’Breu teknik’’ të njoma, të pa damkuara dhe pa leje transporti në sasi prej rreth  5.68 m³, si dhe nga kërkesa e tretë është sekuestruar një kamionetë ‘’Mercedes Benz’’, masa drusore e llojit ‘’Breu teknik’’ të njoma, të pa damkuara dhe pa leje transporti në sasi prej rreth  4.76 m³.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi i pasurisë se huaj”

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar gjatë detyrës zyrtare”

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona. Një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, një (1) person për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ dhe një (1) person për veprat penale ‘’Kanosja’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për këto vepra penale:

Trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Armëmbajtje pa leje”, dhe “Sulmi”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar, në dy raste të ndara. Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi është bërë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, si dhe, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi është bërë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për këto vepra penale:

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”

 

Aktakuzat:

Një (1) aktakuzë kundër 1  (1) personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”

Tri  (3) aktakuza kundër tre  (3) personave për veprën penale “Posedim i narkotikëve”

Një (1) aktakuzë kundër dy  (2) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”

Dy (2) aktakuza kundër dy  (2) personave për veprën penale “Vjedhje  e shërbimeve”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”

Një (1) aktakuzë kundër një  (1) personi për veprën penale “Vozitje në gjendje dehur”

Një (1) aktakuzë kundër një  (1) personi për veprën penale “Kalim ilegal”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi nën dyshimin e bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për këto vepra penale:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.


Shkarko raportin 24 orësh