Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 19 nëntor 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza kundër tridhjetenëntë (39) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëzetepesë (25) persona për 48 orë, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj nëntë (9) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143, par.2 të KPRK-së.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dhjetë (10) persona, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave të dyshuar, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për katër (4) persona. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar në dy raste të ndryshme dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

1-1

10-12

3-5

-

-

5-5

7-10

5-6

31-39

Ndalimet

-

10

5

2

1

-

1

6

25

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

-

3-5

2-4

-

-

-

-

 

5-9

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143, par.2 të KPRK-së.


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, dy (2) persona me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, tre (3) persona me dyshimin se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunimi” dhe një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”.


Prokuroria Themelore Prizren

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona, lidhur me rastin e tentim-grabitjes dhe plagosjes së dy personave në njërën prej argjendarive në Prizren. Personi i parë i ndaluar dyshohet se ka kryer veprën penale “Ndihma në grabitje”, ndërsa dy të ndaluarit tjerë dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Grabitja” në tentativë”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ,“Grabitja”, “Sulmi ndaj personit zyrtar”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”dhe veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” sipas KPRK-së.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, në dy raste të ndryshme. Personi i parë është ndaluar për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë në tentativë”, ndërsa personi i  dytë është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Prizren një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona, për veprat penale si në vijim: “Ndihma në grabitje”, “Grabitja në tentativë”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ,“Grabitja”, Sulmi ndaj personit zyrtar” Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”dhe veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” sipas KPRK-së.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjene e detyrave zyrtare” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër dytre (3) personave për veprën penale “Cënimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet me urdhër të Prokurorit të Shtetit:

Prokuroria Themelore e Pejës, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore e Mitrovicës  ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:

 Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge ”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për shkak të veprës penale “Vjedhja  e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për shkak të veprës penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një  (1) personi për shkak të veprës penale “Sulmi”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të Prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, pesë (5) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Shkretërimi i pyjeve” dhe “Vjedhja e pyllit”.

Po ashtu, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj,ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.


Shkarko raportin 24 orësh