Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 21 Tetor 2021– Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetenëntë (69) aktakuza kundër tetëdhjetekatër (84) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, nëntëmbëdhjetë (19) persona, si dhe, janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj njëmbëdhjetë (11) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar gjashtë (6) persona si dhe ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të sendeve të cilat dyshohet se janë përfituar përmes veprave penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar dhe ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka bërë tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit , ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale Lëndimi i rëndë trupor dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona, për shkak të veprës penale Tentim vrasja.

 Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

Prizren

Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

Total:

Aktakuzat

personat

-

27-36

11-14

-

13-16

7-7

4-4

7-7

69-84

Ndalimet

6

8

-

3

1

-

1

-

19

Paraburgimet:

kërkesat – personat

-

1-1

-

2-3

3-4

-

1-3

-

7-11

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

1

-

-

-

 

-

-

-

1

 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar gjashtë (6) persona, me inicialet A.Q., Sh.R., A.O., F.L., H.L dhe L.S., të dyshuar se kanë kryer veprat penale “Shpëlarje parash”, “Falsifikim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Sekuestrimet:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës,  ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e sendeve si në vijim:

•Njëqindenjëzetepesë mijë (125.000) euro;

•Pesë (5) vetura të modeleve të ndryshme.


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”, dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” dhe tre (3) persona, në tri raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur,  me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave, për këto vepra penale:

Nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”


Prokuroria Themelore Prizren

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet nga Prokurori i shtetit:
Prokuroria Themelore ne Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë tre (3) persona të dyshuar .
Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje”, kurse, një (1) person tjetër është ndaluar për veprën penale “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”

 

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj tre (3) personave.

Një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit është bërë ndaj dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”dhe një (1) kërkesë është bërë ndaj një (1) të mituri për veprën penale “Vrasje në tentativë”


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumentit’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’, një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhunimi’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Falsifikimi i parasë’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për këto vepra penale:

Njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shantazh”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ndaluar një (1) person,për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona, për shkak të veprës penale Tentim vrasja.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mashtrimi”.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.


Shkarko raportin 24 orësh