Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 20 Tetor 2021– Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetë (90) aktakuza kundër njëqindetetë (108) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, njëzetedy (22) persona, si dhe, janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit është gjetur një trup i pa jetë në komunën e Drenasit. Me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion dhe rasti është kualifikuar si “hetim mbi vdekjen”.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë dhjetë  (10) persona të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara, ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur njëzetetetë (28) aktakuza kundër tridhjetedy (32) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit , me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ndaluar tre (3) persona, për shkak të veprës penale Tentim vrasja. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për pesë (5) persona, për shkak të veprave penale Lëndimi i lehtë trupor”, Sulmi” dhe ”Sulmi ndaj personit zyrtar.  Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

Prizren

Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

Total:

Aktakuzat

personat

-

15-16

13-21

15-15

28-32

-

9-12

10-12

90-108

Ndalimet

-

4

-

10

4

1

3

-

22

Paraburgimet:

kërkesat – personat

-

2-2

-

1-1

-

-

1-5

-

4-8

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

 

 


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi trupor”, dy (2) persona, në raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur,  me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Mashtrimi” dhe “Keqpërdorimi i besimit”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i të drejtave nga sigurimi social”.

 


Prokuroria Themelore Prizren

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për  veprën penale “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falisfikimi i parasë”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet nga Prokurori i Shtetit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë, dhjetë (10) persona të dyshuar.
Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”,
Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Sulm” dhe “Kanosje”,
Dy (2) persona janë ndaluar për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje, 
Tre (3) persona janë ndaluar për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Lëndim i rëndë trupor”  dhe
një (1) person është ndaluar për veprën penale “Vetëgjyqësia”

 

Kërkesat pët caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për këto vepra penale:

Shtatë (7) aktakuza kundër (7) personave për veprën penale “Uzurpimi i pronës se paluajtshme”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” ,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për  vepër penale “Deklarimet e rreme” ,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për  veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi” .

 


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara, ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’ dhe ‘’Ndihma në kryerjen e veprës penale’’, një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Dhunimi’’ dhe një (1) person për veprën penale ‘’Falsifikimi i parasë’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetetetë (28) aktakuza kundër tridhjetedy (32) personave, për këto vepra penale:

Shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Falsikimi i dokumenteve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Dhuna në familje”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ndaluar tre (3) persona, për shkak të veprës penale Tentim vrasja.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për pesë (5) persona, për shkak të veprave penale Lëndimi i lehtë trupor”, Sulmi” dhe ”Sulmi ndaj personit zyrtar.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Tentim vrasja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Fajdeja”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për shkak të veprës penale “Kanosja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për shkak të veprës penale “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave per veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vrasja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

 


Shkarko raportin 24 orësh