Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 17 Tetor 2021– Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë, nëntë (9) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë,  një (1) të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar pesë (5) persona për 48 orë.

 

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

Prizren

Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Ndalimet

/

2

1

1

5

/

/

/

9

Paraburgimet:

kërkesat - personat

/

2-4

2-2

/

/

/

/

/

4-6

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) persona, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, në dy raste të ndryshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet nga Prokurori i Shtetit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar  për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar pesë (5) persona për 48 orë. Në njërin rast një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, ndërsa, në rastin tjetër katër (4) persona janë ndaluar për veprat penale ‘’Cënimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’ dhe ‘’Dhënia ose marrja e ryshfetit lidhur me votimin’’.


Shkarko raportin 24 orësh