Prokurorit Themelore - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Zejnije Kela eshte nga Mitrovica ku edhe ka kryer shkollen fillore dhe të mesme -(gjimnazi-drejtimi shkencor) kurse Fakultetin Juridik prane Universitetit te Kosoves në Prishtinë,kur u diplomua në vitin 1985.Po atë vit u punësua pranë Kuvendit Komununal në Mitrovicë si juriste e diplomuar dhe gjatë kësaj kohe ajo ka qenë caktuar në detyrat e referentit për marëdhënje pune dhe akte normative të KK dhe me vonë është zgjedhur shefe e shërbimit juridik dhe atij të përgjithshëm pranë KK në Mitrovicë të cilën detyrë e kreu deri më dt.17.07.1991, kur për shkak të mosbindjes politike me regjimin e Milosheviqit është larguar me dhunë nga puna.
Pas çlirimit të Kosovës më dt.01.07.1999 u kthye në vendin e saj të punës të cilën detyrë e ushtroi deri më dt.01.12.2000, kur kaloi në organet e Judikaturës në Mitrovicë –konkretisht në PPQ, ku filloi punën si praktikante ligjore e pastaj si bashkëpunëtore profesionale. Provimin e Jurisprudencës e dha më dt.23.12.2001 në Prishtinë.

Më dt.21.04.2005 nga PSSP i OKB në Kosovë- Petersen është emruar në detyrën e Prokurorit Publik Komunal në Mitrovicë. Nga nëntor 2008 e gjer më dt.14.05.2010 ka ushtruar detyrën e zëvendësit të Kryeprokurorit Komunal në Mitrovicë. Më dt.14.05.2010 është dekretuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës z.Fatmir Sejdiut- Prokurore Publike e Qarkut në Mitrovicë të cilën detyrë e ushtron aktualisht.

Ajo ka ndjekur disa trajnime brenda e jashtë vendit e sidomos:

Ndjekja dhe hetimi i trafikimit të narkotikëve (ICITAP-OPDAT)

Hetimi dhe ndjekja e rasteve të korrupsionit publik dhe veprave tjera të ngjashme,

Konventa Europiane mbi liritë dhe të drejtat e njeriut- Paraburgimi (sponzoruar nga Dep.Justice USA dhe OPDAT)

Hetimi dhe ndjekja e veprave të shkeljeve tatimore-(OPDAT) -

TASK FORCE në rastet e trafikimit të drogës,qenjeve njerëzore dhe korrupsionit publik (e Divizionit penal nga Dega Lindore e NC(Karolinës së Veriut USA),

Konferenca federale në hetimin e trafikimit të drogës në North Carolina (USA- Qendra e Konventave në Sunset Beach OCDETF/EAST FORCE).

Udhëheqja e hetimit të krimit financiar (sponzoruar nga AER-EU ).

Përveç shqipes e cila është gjuhë e saj amtare, ajo njeh gjuhën sërbe dhe angleze.

Email: zejnije.kela@rks-psh.org

Prokurore në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës
 
CURRICULUM VITAE
 
Emri: Radica MILIC
Data e lindjes: 6 shkurt 1976
Profesioni: Juriste
Kombësia: Serbe
Statusi: E martuar
 
Pozicioni aktual profesional:
Prokurore në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë
 
Përmbledhje e karrierës:
2016-2020:
Anëtare e Këshillit Prokurorial të Kosovës
Viti i fillimit:
Prokurore në Departamentin e Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë
2010-2012:
Anëtare e Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës (tash Akademia e Drejtësisë)
2010:
Prokurore në Prokurorinë Publike Komunale të....
2006:
Prokurore në Prokurorinë Publike Komunale në Mitrovicë
2004-2006:
Bashkëpunëtore Profesionale në Prokurorinë Publike Komunale në Mitrovicë
Viti i përfundimit:
Praktika profesionale në Gjykatën Komunale në Leposaviq
 
Arsimimi:
2002:
Fakulteti Juridik në Universitetin e Kragujevcit
2004:  
Provimi i Jurisprudencës
2012:
Studimet Master