Prokurorit Themelore - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Përgatitja shkollore:

⦁    Provimi i Jurisprudencës – 17.07.2016;
⦁    LL.M. Master, Universiteti i Prishtinës Fakulteti Juridik Drejtimi Penal, Studimet postdiplomike, me 25 Qershor 2015 me sukses të dalluar ka mbrojtur temën e masterit me titullin “Autorizimet e Prokurorit të Shtetit gjatë fazës hetimeve, me vështrim të veçantë në Prokurorinë Themelore në Pejë”;
⦁    Jurist i Diplomuar-Baçelor, Fakulteti Juridik, moduli penal, Universiteti i Prishtinës;
⦁    Shkollën e mesme Gjimnazi “Bedri Pejani” – Pejë; dhe
⦁    Shkollën fillore “Asdreni” – Pejë.


Përvoja e punës:

⦁    Nga data 22.01.2018 e tutje, Prokuror i Shtetit, në Departamentin e Përgjithshëm – Prokuroria Themelore në Pejë;

⦁    Nga data 14.06.2018 nga KPK-ja është caktuar si prokuror përgjegjës për media për P.Th. Pejë dhe këtë e ka ushtruar deri me datën 10.04.2019 kur është aprovuar rregullorja për shërbimet e komunikimit publik; 
⦁    Nga data 08.10.2014 – 22.01.2018 zyrtar ligjor në Prokurorinë Themelore – Pejë;
⦁    Nga data 31.01.2014 – 07.10.2014 praktikantë në Odën e Avokatëve të Kosovës, tek avokati Osman Cucovic;
⦁    Nga data 15.07.2013 – 14.01.2014 praktikantë në Prokurorinë Themelore – Pejë;
⦁    Nga data 02.01.2013 – 03.03.2013 bashkëpunëtor në projektin “Ngritja e transparencës së sistemit të drejtësisë penale dhe besimit publik në të dhe sundimi i ligjit në Kosovë” – Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë; dhe
⦁    Nga data 30.05.2012 – 01.01.2013 praktikantë në Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë, projekti “Monitorimi i Gjykimeve për krime të luftës”.

Trajnimet:
⦁    Me dt. 13-14.05.2020 ka marrë pjesë në trajnimin “Shqyrtimi kryesor dhe mjetet provuese” organizuar nga A.D.
⦁    Me dt. 22-23.04.2020 ka marrë pjesë në trajanimin “Sekuestrimi dhe konfiskimi” organizuar nga A.D.;
⦁    Me dt. 13.11.2019 ka marrë pjesë si trajnues në temën “Ndryshimet e reja në Kodin Penal, me fokus të veçantë në dispozitat në lidhje me krimet e urrejtjes” organizuar nga OSBE;
⦁    Me dt. 07-08.02.2019 pjesëmarrës në trajnimin “Marrëdhëniet me publikun dhe media për zyrtarët për media” organizuar nga KDI;
⦁    Me dt. 24-25.11.2018 pjesëmarrës në trajnimin “Marrëdhëniet me publikun” projekti SAEK2 organizuar nga Internews Kosovo;
⦁    Me dt. 17-18.05.2017 dhe 06-07.12.2017 pjesëmarrës në seminarin “Puna me publikun/marrëdhëniet me median” organizuar IRZ;
⦁    Me dt. 27 Tetor 2017 ka marrë pjesë në trajnimin “Hartimi i Aktakuzës dhe Hetimi i Krimeve të Urrejtjes” organizuar nga OSBE;
⦁    Me dt. 01.11.2016 ka marrë pjesë në trajnimin “Vlerësimi i rrezikut kundër korrupsionit në prokurori” në kuadër të Projektit kundër krimit ekonomik në Kosovë (PECKII);
⦁    Me dt. 01.03.2016 ka marrë pjesë në trajnimin “Konfiskimi”; 
⦁    Me dt. 13.01.2016 ka marrë pjesë në trajnimin Sekuestrimi dhe Konfiskimi, organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë;
⦁    Nga muaji Nëntor – Dhjetor 2015, ka marrë pjesë në trajnimin për kandidat potencial të Jurisprudencës, organizuar nga OAK-së;
⦁    Nga data 03-11 Nëntor 2015 ka marrë pjesë në seminarin “Drejtësia pa pajtim, krimet e luftës dhe gjykimet në Evropë që nga viti 1945”, i cili është mbajtur në Dachau dhe Nurenberg – Gjermani për të vazhduar në Hagë – Holandë ku është monitoruar një seancë pranë Tribunalit të Hagës në rastin prokurori kundër Rartko Mlladiq;
⦁    Nga data 01-05 Qershor 2015 dhe 22-24 Qershor 2015 ka marrë pjesë në “Kurset fillestare për të gjithë pjesëtarët e sapo emëruar të administratës së prokurorive”, organizuar nga IGJK dhe financuar nga Komisioni Evropian;
⦁    Nga data 11-19.06.2014 ka marrë pjesë në trajnimin “Volunteers inspiring citizens in Europe” i cili është mbajtur në Tiranë – Shqipëri, organizuar nga Komisioni Evropian;
⦁    Me dt. 9 Qershor 2014 ka marrë pjesë në “Gjykimin e simuluar me rastin e Ditës së Avokatisë 2014”;
⦁    Nga data 20-29.05.2014 ka marrë pjesë në trajnimin “Think, Create and be Active Recycle” i cili është mbajtur në Strugë të Maqedonisë, organizuar nga Komisioni Evropian;
⦁    Me dt. 29 Prill 2014 ka marrë pjesë në “Gjykimin e simuluar me Gjyqtar dhe Prokuror të EULEX-it”; 
⦁    Nga data 17-18 Dhjetor 2012 ka marrë pjesë në trajnimin “Përgatitja e CV dhe letrës motivuese” organizuar nga Universiteti i Prishtinës – Fakulteti Juridik; dhe
⦁    Ndjekja e kurseve angleze.

Gjuhët:
    Gjuhën Shqipe dhe Angleze.

Aftësitë kompjuterike:      
    Aftësi të shkëlqyera në përdorimin e Microsoft Office (Word, Excel, Power Point, Outlook etj...).
 

 

Valbona Disha Haxhosaj u lind më 05.06.1973 në Pejë. Diplomoi në Fakultetin Juridik në vitin 2003. Provimin e Judikaturës e kaloi në vitin 2006.

Jeton në Pejë, është e martuar dhe ka  dy fëmijë.

Përvoja e saj fillon si referente në Prokurorinë e Qarkut në Pejë 2001-2006. Nga tetori 2006-korrik 2011 si Bashkëpunëtore Profesionale ne Prokurorinë Komunale në Pejë dhe nga muaji gusht 2011 kalon në Gjykatën e Qarkut në Pejë në po të njëjtën pozitë.

Përvoja e saj llogaritet rreth 10 vite.

Me 28 dhjetor 2012 nga Presidentja e vendit zjn.Atifete Jahjaga, dekretohet prokurore ne Prokurorinë e Qarkut në Pejë.

Email:valbona.haxhosaj@rks-psh.org

Datëlindja - 09.06.1965

Shkollimi

Ne Prishtine ka kryer filloren, shkollën e mesme-gjimnazin 'Xhevdet Doda"dy vite, dy vite ne shkollën e mesme teknike"Milladin Popoviq" drejtimi i Kibernetikës, si dhe Fakultetin Juridik dhe provimin e Jurisprudencës

Karriera e punës

Ne vitin 1999 anëtare e Shoqatës se Juristeve OJQ"KODI" ne Peje

Ne vitin 2001-2002  kryen stazhin e praktikes ne Gjykatën e Qarkut ne Peje

Ne vitin 2002-2003 zgjidhet drejtoreshë ne Ndërmarrjen Publike "Ambienti ne Peje dhe ne ndërkohe e jepe Provimin e Jurisprudencës

Ne prill te  vitit -2004 kalon si bashkëpunëtore Profesionale ne Prokurorin Publike Komunale ne Peje

Ne vitin 2005 jepe provimin Hyrës për Gjyqtar e Prokuror dhe vijon trajnimet ne Institutin Gjyqesor te Kosovës

Ne nëntor te vitit 2006 emërohet Prokurore ne PPK ne Peje

Te tjera

Është trajnere e Organizatës Tejoqeanike për Zhvillimin e Shkathtësive Gjyqësore te SHBA-ve "NITA"titull ky i fituar ne SHBA dhe Trajnere në Institutit Gjyqesor te Kosovës

Është certifikuar ne:

- Tasc Forc per antikorrupsion nga Prokuroret e SHBA-ve, nëpërmes Zyrës Amerikane e-USAID-it-ICITAP ne Prishtine,
- për Marrëveshje për Fajësi,
- për Krimet Financiare e Ekonomike,
- Shpëlarje Parasha
- Për mjete shpërthyese etj

Email: sahide.gashi@rks-psh.org

Lindur më 22.04.1976 në Pejë, me vendbanim në rr. “Ali Hysvukaj” nr.15 K.Pejë.

Arsimimi:

- FAKULTETI JURIDIK PRISHTINË, Diplomuar më 23.03.2002.
- PROVIMI I JURISPRUDENCËS, 8  MAJ 2004.
- PROVIMI HYRËS PËR GJYQTAR DHE PROKURORË, SHTATOR 2009.

Përvoja profesionale:

PRAKTIKA JURIDIKE, ODA E AVOKATËVE TË KOSOVËS, 2002-2003.
BASHKËPUNËTOR PROFESIONAL në Prokurorinë Publike të Qarkut në Pejë, nga data 15.09.2004 gjerë më dt. 22.10.2010.

Trajnimet profesionale:

1.    Bizneset bashkëkohore ndërkombëtare,
2.    Programi praktik klinik i procedurës civile,
3.    Programi praktik klinik i administratës publike,
4.    Programi praktik klinik i procedurës penale,
5.    Edukimi i vazhdueshëm ligjor (ABA-CEELI),
6.    Programi fillestar për arsimim ligjor për gjyqtarë dhe prokurorë të Kosovës,
       Instituti Gjyqësor i Kosovës, 15.09.2009 gjerë më 03.12.2010.

Pozita aktuale:

PROKUROR PUBLIK në Prokurorinë Publike Komunale në Pejë, dekretuar më datë 22.10.2010.

Email: ardian.hajdaraj@rks-psh.org

Lumturije Vuçetaj


E lindur me datë 25.05.1973 në Radac, jeton dhe vepron në Pejë,
E martuar, nënë e dy fëmijëve,
E diplomuar në Fakultetin Juridik në Prishtinë me datë 06.02.2002,
Provimi i Jurisprudencës i dhënë me datë 12.02.2006,
Praktikante në “Odën e Avokatëve të Kosovës (OAK)” viti 2002-2003,
Zyrtare për çështje gjinore/koordinatore për të drejtat e njeriut KK. Istog viti 2003-2008,
Udhëheqëse e shërbimit juridik-Drejtoria për Gjeodezi dhe Kadastër KK. Pejë viti 2008-2012,
Prokurore e shtetit në PTH-Pejë nga data 28.12.2012,
Mirënjohje për rezultatet e punës në vitin 2017 nga PTH-Pejë,
Certifikatë për kontributin dhe sukseset në fushën e Sistemit Prokurorial dhe Gjyqësor për iniciativat e mentorimit dhe trajnimeve nga Departamenti i Drejtësisë - Ambasada Amerikane në vitin 2017,
Mentore e prokurorëve të sapoemëruar, KPK dhe Këshilli Drejtues i Akademisë, në vitin 2018,
Trajnere për trajnimin “Ndryshimet substanciale të Kodit Penal” për organet policore në vitin 2019,
Koordinatore për veprat penale ku të dëmtuar janë gazetarët,
Koordinatore për dosjet e veteranëve për vitin 2019,
Koordinatore për veprat penale “Uzurpimi i pronës së paluejtshme”  për vitin 2020,
Zv. Koordinatore për veprat penale “Dhuna familjare”,
Njohëse e gjuhës angleze, serbe dhe norvegjeze.
Trajnimet:
- “Gjinia dhe legjislacioni II” nga Norma, UNIFEM dhe OSBE në vitin 2003,
- “Statistikat në baza gjinore” dhe “Çështjet gjinore komunale” nga UNMIK,  në vitin 2003,
- “Avokimi”, “RBA” dhe “Ndërmjetësimi” nga CARE dhe UNDP në vitin 2004,
- “Analiza dhe përgatitja e buxheteve të ndijshëm nga perspektiva gjinore” nga World Learing Star Network dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës në vitin 2004,
- “Ekipet e sigurisë në komunitet” nga OSBE dhe UNMIK në vitin 2005, e më pas trajnere në këtë fushë nga OSBE dhe ECITAP për pushtet lokale deri në vitin 2012,
- “Kompetencat për të drejtat e njeriut” nga OSBE dhe UNIK në vitin 2006,
- “Edukimi, Themelimi dhe Monitorimi i strukturave që luftojnë korrupsionin” nga USAID, IREX, ATRC dhe KEC në vitin 2007,
- “Menaxhimi i konfliktit” dhe “Negocimi” nga ATRC në vitin 2007,
- “Ndërtimi i kapaciteteve mbrojtëse” nga UNHCR në vitin 2008,
- Vizita studimore në fushën e regjistrave kadastral dhe digjitalizimit te të dhënave si dhe praktikave të pushtëve lokale në Gjermani, Zvicër, Suedi dhe Turqi nga viti 2009-2012, 
- “Vjedhja dhe trafikimi me dru” nga ILEA - Budapest dhe Ambasada Amerikane në vitin 2017,
- “Hetimet financiare” nga UNODC dhe Akademia e Drejtësisë në vitin 2019,
- “Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale” nga Akademia e Drejtësisë në vitin 2019,
- “Ndryshimet e Kodit Penal dhe Dhuna Familjare” nga OSBE në vitin 2019,
- “Pronësia intelektuale” nga Akademia e Drejtësisë në vitin 2019,
- “Ligji për ndërmjetësim” nga Akademia e Drejtësisë në vitin 2019,
- “Dhuna kundër gruas dhe Dhuna Familjare” nga platforma “HELP” nga Këshilli i Evropës dhe Akademia e Drejtësisë në vitin 2020,
- “Menaxhimi i vendit të ngjarjes” nga Unioni Evropian në vitin 2020,
- “Shqyrtimi kryesor dhe mjetet provuese” përmes platformës elektronike “Zoom” nga Akademia e  Drejtësisë në vitin 2020,
Dhe shumë trajnime të tjera.
Email: Lumturije.Vucetaj@rks-psh.org.