Prokurorit Themelore - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Arben Kadriu ka lindur në Gjilan, më 9 shkurt 1974.

Shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në Gjilan.

Ka mbaruar studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, 2001.

Nga viti 2001 deri në vitin 2005 ka punuar Bashkëpunëtor Profesional në avokaturë.

Nga viti 2005 deri në vitin 2010 ka punuar Avokat.

Në Institutin Gjyqësor të Kosovës ka mbaruar Programin Fillestar për Arsimim Ligjor.

Më 20 gusht 2010 është dekretuar Prokuror i Qarkut në Gjilan.

Më 1 janar 2013, Prokuror në Departamentin e Krimeve të Rënda.

Më 1 janar 2021, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Email:arben.kadriu@rks-psh.org