Prokuroria Speciale - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Naim Qerim ABAZI, lindur më 31.10.1980.

Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Mitrovicë.

Në vitin 2004, përfundoj  studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Ndërsa në vitin 2008, përfundoj  studimet posdiplomike në drejtimin Kushtetues Administrativ, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës

Ka ndjek  trajnime të ndryshme në lëmin penal, civil dhe administrativ, brenda dhe jashtë vendit.

Në vitin 2011, është licencuar Trajner i drejtësisë administrativë nga Instituti i Administratës Publike

Ka punuar në institucione të ndryshme  qeveritare dhe jo qeveritare, ndërsa para emërimit si Prokuror ka qenë Kryetar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës

Dekretohet si Prokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë,  me  datë 03.09.2014 sipas dekretit  të Presidentes së Republikës së Kosovës.

Ilirjana Çollaku Tafa është emëruar Prokurore e Shtetit në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, më datë 1 dhjetor 2016, me dekret të Presidentit të Republikës së Kosovës, ndërsa që nga muaji korrik 2021 ushtron funksionin e Prokurores së Shtetit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Para emërimit si Prokurore e Shtetit, znj. Çollaku Tafa që nga viti 2009 për shtatë vite ka punuar si Këshilltare Ligjore në Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit (EULEX), fillimisht në Zyrën e Prokurorisë së EULEX-it në nivel të Prokurorisë Themelore, kurse në dy vitet e fundit punoi si Këshilltare Ligjore në Zyrën e Kryeprokurorit të EULEX-it.
Në periudhën 2002-2009 ka punuar në Institucionin e Ombudspersonit të Kosovës, në pozitat Juriste Hetuese, Udhëheqëse e Zyrës Regjionale, Juriste e Lartë. Praktikën gjyqësore si juriste e përfundoi në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, në periudhën 2001-2002.
Znj. Çollaku Tafa studimet themelore i përfundoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, në vitin 2001. Në vitin 2009 përfundoi studimet master në Drejtimin “Integrime Europiane dhe Legjislacion”, në Institutin Europian të Nicës, Francë, organizuar në bashkëpunim me Universitetin UBT në Prishtinë. Ndërsa në vitin 2019 përfundoi studimet master në Universitetin Wake Forest në Karolinën e Veriut, SHBA, ku ka marë titullin "Master of Law in American Law", me specializim në të Drejtën Penale.
Gjithashtu ka të përfunduar Shkollën për Integrime Europiane, si dhe ka marrë pjesë në shumë trajnime profesionale, të mbajtura brenda dhe jashtë vendit, disa prej të cilave janë: “Paraburgimi dhe procedurat alternative”, organizuar nga Komitetit i Helsinkit në Hagë, Holandë; “Krimi i organizuar dhe terrorizmi”, Akademia e Drejtësisë e Republikës së Turqisë në Turqi; “Kursi I dytë I Specializuar për Prokurorët e Rinjë, me modulet Drejtësia Penale Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar në Çështjet Penale”, Instituti Ndërkombëtar i Siracusës për Drejtësi Penale dhe të Drejta të Njeriut në Siracusa, Itali; “Mbrojtja e të Drejtave të Minoriteteve  nga strukturat nacionale për të drejtat e njeriut”, organizuar nga Këshilli i Europës dhe BE, në Budapest, Hungari; “Mbrojtja e të Drejtave të Njeriut të Imigrantëve ilegal nga strukturat nacionale të të drejtave të njeriut, organizuar nga Këshilli i Europës dhe BE, në Padova, Itali; “Roli i Ombudsmanit në përmirësimin e shërbimeve publike”, Adminstrata Publike Ndërkombëtare në Londër, Angli; “Mekanizmat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut-procedura për inicimin e një rasti para Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut” Këshilli i Europës, në Strasburg, Francë. Ilirjana Çollaku Tafa, po ashtu ka të kryera trajnime për trajnuese, të organizuara nga OSCE dhe Këshilli i Europës zyra në Kosovë në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, si dhe është angazhuar nga Akademia e Drejtësisë së Republikës së Kosovës si trajnuese për realizimin e disa projekteve për trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.