Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i Komisionit për Administrimin e Prokurorive

Prishtinë, 20 korrik 2022 - Komisioni për Administrimin e Prokurorive, i udhëhequr nga kryesuesi i tij, Veton Shabani, ka mbajtur takimin e radhës, me ç’rast ka shqyrtuar pikat e parapara të rendit të ditës.

Me këtë rast, anëtarët e këtij Komisioni, diskutuan fillimisht për Raportin krahasues të numrit të lëndëve nga raportet fizike dhe SMIL-i për tremujorin e parë të vitit 2022 dhe në fokus ishte verifikimi dhe harmonizimi i të dhënave statistikore, të cilat janë raportuar nga shkrimoret dhe SMIL-i për tremujorin e parë të vitit 2022.

Gjithashtu, temë diskutimi ishte Raporti analitik për ngarkesën e prokurorive me lëndë për tremujorin e parë të vitit 2022 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021, duke marrë për bazë numrin e lëndëve të pranuara, numrin e përgjithshëm të lëndëve në punë, numrin e prokurorëve në prokuroritë përkatëse, numrin e lëndëve të zgjidhura dhe parametrin matës që ndërlidhet me normën orientuese vjetore, si dhe Raporti për numrin më të lartë të prokurorëve në prokuroritë themelore, ngarkesën me lëndë dhe efikasitetin në kryerjen e lëndëve në periudhën 2017-2021.