Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori Ujkani ka takuar Tomas Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së dhe Përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë

Mitrovicë, 01 mars 2022 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë Ismet Ujkani ka takuar z. Tomas Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së dhe Përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë.

Gjatë takimit, Kryeprokurori Ujkani ka prezantuar punën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, organizimin e punës në prokurori, të arriturat, sfidat, si dhe bashkëpunimin me agjencitë ligj zbatuese.

Sipas Ujkanit, raportet e mira ndër njerëzore janë çelësi i suksesit të punës në këtë institucion.

Të pranishmit janë pajtuar që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen mes Prokurorit të Shtetit dhe Misionit të BE-së në Kosovë.