Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Aktakuzë për grabitje

Prizren, 24 dhjetor 2021 - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundërtë pandehurit E.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Grabitja” nga neni 317 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal tëRepublikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, me datë 06.10.2021, rreth orës 19:25 minutanë Prizren, i akuzuari E.K., me përdorim të forcës e cila rezulton me lëndim të rëndë trupor përvetëson në mënyrë të kundërligjshme pasurinë e luajtshme të dëmtuarës Sh.M., në atë mënyrë që derisa e dëmtuara ishte duke u kthyer në shtëpi në këmbë, në rrugë vëren të akuzuarin i cili ka qenë ulur dhe kinse po rregullonte biçikletën dhe me t’iu ofruar të akuzuarit ai nga pas e godet të dëmtuarën me një shufër të hekurit në kokë dhe në pjesën e fytyrës, ashtu që e rrëzon në tokë dhe pasi e dëmtuara rrëzohet në tokë vazhdon të godas me shqelma në pjesën e poshtme të shpinës, dhe ia merr çantën prej dorës  me  artikuj të ndryshëm ushqimor, portofolin me tridhjet e pesë (35) euro si dhe një zemër të arit, celularin, një bylyzyk të dorës dhe largohet në drejtim të panjohur, duke e lënë biçikletën, bluzën e tij në vendin e ngjarjes dhe bylyzykun e dorës të cilën e ka marr në mënyrë të dhunshme nga e dëmtuara e cila gjatë ikjes i ka rënë në tokë, me çka të dëmtuarës Sh.M., i shkakton lëndime të rënda trupore të shkaktuara nga veprimi mekanik i mjetit të fortë. Me këto veprime i pandehuri E.K., ka kryer veprën penale “Gabitja” sipas KPRK-së.

 

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri ilartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpalletfajtor dhe të dënohet sipas ligjit.