Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Aktakuzë për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare dhe sulm ndaj personit zyrtar

Prizren, 24 dhjetor 2021 - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: I.K., Sh.K., L.K., E.K., dhe N.K., për shkak tëdyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer vepratpenale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 401 paragrafi 5 lidhur me nenin 31 dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar” nga neni 402  paragrafi 4 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, me datën 16.07.2020, rreth orës 11:20 minuta, në Prizren në sheshin “Shadërvan” derisa patrulla policore ishte duke kryer detyrën zyrtare, në zbatimin e urdhërit operativ Anex-54, për gadishmëri dhe reagim ndaj Covid-19, i pandehuri i parë I.K., pronar i një restauranti nërrugën “Marin Barleti”, jo vetëm që nuk tregon letërnjoftimin me qëllim të identifikimit të indentitetit të tij sipas kërkesës sëpersonit zyrtar, por përdor forcën fizike, në bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve me të pandehurit e tjerë Sh.K., L.K., E.K., dhe N.K., duke i penguar personat zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, po ashtu duke i sulmuar dhe duke i goditur me duar dhe me grushte zyrtarët policor. Si pasojë e rezistencës aktive fizike nga ana e të pandehurve, zyrtarët policor - tëdëmtuarit S.H., A.K., dhe V.K., si dhe vet të pandehurit I.K.,dhe L.K., marrin lëndime të lehta trupore.

Me këto veprime, të pandehurit e lartëcekur në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Pengimi i personit zyrtar nëkryerjen e detyrave zyrtare” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit elartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallenfajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.