Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Njoftim për media nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Prishtinë, 26 nëntor 2021 – Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, njofton se Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, së bashku me Zëvendëskryeprokurorin e kësaj prokurorie dhe Prokuroren kujdestare të Departamentit të Krimeve të Rënda, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e autorit të krimit të ndodhur në Gllogjan të Deçanit.

Po ashtu, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, bën thirrje që kushdo që ka ndonjë informacion për këtë rast të bashkëpunojë me Prokurorinë dhe Policinë, në mënyrë që kryerësi i këtij krimi të kapet dhe të dalë sa më shpejtë para drejtësisë.