Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

NJOFTIM NGA PROKURORIA THEMELORE NË PRISHTINË

Prishtinë, 24 nëntor 2021– Prokuroria Themelore në Prishtinë, për hir të informimit të drejtë dhe korrekt të opinionit publik përmes këtij njoftimi bën të ditur se më 25.05.2021, ka pranuar kallëzimin penal kundër të dyshuarit F.H., pronar i një ordinance stomatologjike në Prishtinë, në drejtim të veprave penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”, “Mosdhënia e ndihmës mjekësore” dhe “Ngacmimi seksual”, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

Prokurori i çështjes, pas shqyrtimit dhe analizimit të hollësishëm të kallëzimit penal, shkresave dhe provave të bashkangjitura në të nga e dëmtuara, si dhe pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore për vërtetimin e saktë dhe të plotë të fakteve të pretenduara nga e dëmtuara, ka konstatuar se në rastin konkret nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari  F.H., ka kryer veprat penale të lartcekura.

 

Andaj, më 12.10.2021, prokurori i shtetit ka marrë aktvendim për hudhjen e këtij kallëzimi penal.