Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokurorë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë me përfaqësues nga EULEX-i shënojnë Ditën ndërkombëtare për mbrojtjen e klimës

Prishtinë, 22 tetor 2021– Për nderë të 24 tetorit, Ditës ndërkombëtare për mbrojtjen e klimës, prokurorët e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, kanë luajtur një lojë miqësore futbolli me përfaqësues nga EULEX-i. Ky aktivitet rekreativ është organizuar nga EULEX dhe është zhvilluar në një qendër sportive në fshatin Kishnicë, të komunës së Graçanicës.

Pas përfundimit të lojës miqësore, të dy ekipet u shprehën të kënaqura me organizimin e këtij aktiviteti sportiv, shprehën gatishmëri për bashkëpunim ndërinstitucional, si dhe në të ardhmen të organizohen evenimente të tilla sportive me karakter relaksues ndërmjet dy institucioneve.