Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Është duke u punuar në ndriçimin e plotë të rrethanave dhe shkaktarëve të vdekjes së qytetarit B.B

Pejë, 15 shtator 2021 – Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, lidhur me vdekjen e dyshimtë të qytetarit B.B., menjëherë është lëshuar urdhri për autopsi nga ana e Prokurorit kujdestar.

Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po ashtu jemi duke ndërmarrë veprime hetimore me seriozitetin më të madh, me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave dhe shkaktarëve të këtij rasti.

Lusim të gjithë ata që kanë informata të cilat do të ndihmonin në këtë drejtim të lajmërohen në Prokurorinë Themelore në Pejë ose në Policinë e Kosovës.