Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Diskutohet intensifikimi i bashkëpunimit në mes të Prokurorit të Shtetit dhe misionit të KFOR-it në Kosovë


Prishtinë, 11 dhjetor 2020 - Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i shoqëruar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, ka pritur në takim njoftues komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Major, Franco Federici.

Fillimisht, Kryeprokurori Lumezi ka uruar komandantin Federici  për detyrën e re, duke shprehur falënderimin dhe mirënjohjen e tij për angazhimin e KFOR-it në shërbim të paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës.

Po ashtu, Kryeprokurori i Shtetit, ka njoftuar komandantin e ri të KFOR-it me funksionimin, punën, të arriturat dhe sfidat e institucionit të Prokurorit të Shtetit në ushtrimin e kompetencave kushtetuese dhe ligjore në funksion të sundimit të ligjit, forcimit të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së vlerave të përbashkëta të identitetit evropian.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe komandantin e i KFOR-it, Gjeneral Major, Franco Federici, kanë vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm ndër-institucional si dhe u pajtuan që të intensifikojnë atë edhe në të ardhmen, lidhur më çështjet e interesit të përbashkët në kuadër të rolit dhe përgjegjësive institucionale.
 

Me respekt,

Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH