Departamenti për Buxhet, Financa dhe Shërbime të Përgjithshme
Bazuar në Rregulloren nr. 09/2016 për veprimtarinë, organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Sekretariatin e Këshillit Prokurorial të Kosovës funksionon edhe Departamenti për Buxhet, Financa dhe Shërbime të Përgjithshme (më tej DBFSHP).
Aktivitetet e DBFSHP-së realizohen përmes:
Divizionit për Buxhet dhe Financa dhe
Divizionit për Shërbime të Përgjithshme, i cili përbëhet nga:
Zyra për Transport dhe
Zyra e Logjistikes dhe Mirëmbajtjes.
Si aktivitete kryesore dhe të përgjithshme në kuadër të DBFSHP-së janë:
Vlerësimi i nevojave për gjithë sistemin;
Përgatitja e draftit të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve dhe draftbuxhetit vjetor dhe vlerësimet e hershme;
Menaxhimi dhe mbikëqyrja e buxhetit vjetor;
Analiza dhe vlerësimi i shpenzimeve dhe buxhetit në baza të rregullta;
Sigurimi i shërbimeve të përgjithshme për gjithë sistemin prokurorial;
Sigurimi i zbatimit të projekteve kapitale sipas planifikimeve;
Përgatitja e draftudhëzimeve për menaxhimin e shpenzimeve në sistemin prokurorial
Përgatitja e draftudhëzimit për siguri;
Bashkëpunimi dhe koordinimi i aktiviteteve brenda dhe jashtë Këshillit për çështje që lidhen me buxhet, financa dhe shërbime të përgjithshme;
Koordinimi dhe bashkëpunimi i procesit të auditimit të pasqyrave financiare vjetore dhe auditimin i ndërmjetëm vjetor etj.
Zyrtare përgjegjëse: