Ky departament realizon aktivitete për funksionalizimin dhe vënien në zbatim të sistemit elektronik të menaxhimit dhe digjitalizimit të proceseve të punës, implementimin e sistemit elektronik për menaxhimin e të gjitha pajisjeve të TI-së dhe sistemi i HelpDesk-ut, menaxhimin e sistemit të sigurisë, menaxhimin e infrastrukturës harduerike në tërë sistemin prokurorial, duke i furnizuar prokuroritë me të gjitha pajisjet e TI-së të nevojshme për punë.
Departamenti angazhohet për funksionalizimin dhe implementimin e Sistemit Informativ për Menaxhimin e Lëndëve (SMIL) në sistemin prokurorial dhe ndërlidhjen e tij me gjykatat dhe policinë.
Zyrtari përgjegjës:
Nexhat Haziri
Udhëheqës i Departamentit të TI-së
E-mail: nexhat.haziri@rks-psh.org
Tel: +381 (0) 38 200 18 870
Rr.“Luan Haradinaj”, Ndërtesa e Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës, kati III, zyra nr. 309.