Zyra për Transport është përgjegjëse për planifikimin dhe organizimin e transportit dhe mirëmbajtjen e automjeteve të Këshillit Prokurorial dhe Prokurorit të Shtetit. Kjo zyrë koordinon dhe mbikëqyr funksionimin e transportit, mban regjistrat dhe raportet për shpenzimet e transportit të Këshillit Prokurorial dhe Prokurorit të Shtetit. Gjithashtu udhëheqë dhe koordinon punët dhe aktivitetet e zyrës, udhëheqë dhe bashkërendon punët me personelin e transportit për të siguruar shërbime efikase dhe cilësore, si dhe ka përgjegjësi për sigurimin e servisimit dhe mirëmbajtjes së rregullt të mjeteve transportuese dhe raporton për shpenzimet e derivateve dhe te mirëmbajtjes të automjete të Këshillit dhe të Prokurorit të shtetit.