Njësia e Auditimit të Brendshëm bën auditimet e parapara sipas planeve vjetore, në të cilat përfshihen auditimet e pajtueshmërisë, të cilat kryesisht mbulojnë proceset buxhetore, shpenzimet, të hyrat, paratë e gatshme, menaxhimin e pasurive, të dhënat për pasuritë dhe mirëmbajtjen e tyre, prokurimin dhe procedurat e zhvilluara për punë, furnizimet, shërbimet dhe auditimin e burimeve njerëzore. Kjo njësi rekomandon gjithnjë masa organizative për të gjitha të gjeturat, në mënyrë që të përmirësohet gjendja dhe përcaktohet plotësisht përgjegjësia.