Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takim për prezantimin e Rregullores për Menaxhimin e Lëndëve përmes Sistemit Elektronik

Prishtinë, 29  qershor 2022 -  Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në bashkëpunim me projektin britanik, EUKOJUST, mbajti një takim dyditor për prezantimin e Rregullores për Menaxhimin e Lëndëve përmes Sistemit Elektronik (SMIL). Në këtë takim morën pjesë Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, përfaqësues të EUKOJUST-it, Kryesuesi i Komisionit për Çështje Normative, administratorët e prokurorive, udhëheqësit e shkrimoreve, bashkëpunëtorë profesionalë dhe zyrtarë ligjor të prokurorive.

Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, falënderoi pjesëmarrësit për punën, me qëllim të zbatimit të SMIL-it në përputhje me objektivat dhe kohën e planifikuar për të integruar punën fizike në sistemin elektronik.

Gjatë takimit, u prezantua mënyra e menaxhimit të procesit në prokurori përmes SMILI-it në përputhje me Rregulloren, e cila është miratuar nga Këshilli në muajin dhjetor 2021 dhe e njëjta do të fillojë të zbatohet nga 1 korriku 2022.