Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Angazhimi i shtuar dhe planifikimi i mirë, në fokus të takimit të Sekretariatit të KPK-së me administratorët e prokurorive të vendit

Prishtinë, 24 qershor 2022 – Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (SKPK), Valdrin Krasniqi, së bashku me bashkëpunëtorë, mbajti një takim me administratorë të të gjitha prokurorive të vendit.

Me këtë rast, z. Krasniqi kërkoi nga administratorët një angazhim më të shtuar dhe planifikim të mirë të punëve për realizimin e objektivave të punës, përfshirë menaxhimin e buxhetit dhe shpenzimet financiare, si dhe hartimin e shkresave dhe raporteve të sakta që përmbajnë të dhëna për mbështetjen e tyre me staf shtesë, pajisje të nevojshme dhe për ofrimin e shërbimeve të duhura.

Gjithashtu, administratorët janë njoftuar me përpjekjet e vazhdueshme për reformimin e administratës dhe përfshirjen e saj në mënyrë proaktive në rrugën që kemi përpara dhe u vunë në fokus të takimit edhe çështjet që kanë të bëjnë me menaxhimin, sistematizimin e zyrtarëve të rinj, planifikimin e avancimit dhe rekrutimit të stafeve përkatëse, planifikimin e ecurisë së pranimit të lëndëve të reja, mirëmbajtjen e objekteve dhe monitorimin dhe zbatimin efektiv dhe efikas të  SMIL-it.

Në fund, U.D. Drejtori Krasniqi kërkoi nga administratorët që të kenë sa më shumë komunikim interaktiv, koordinim dhe bashkëpunim me njësitë e Sekretariatit gjatë procesit të realizimit të objektivave dhe planifikimeve të punëve për vitin 2022.