Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i radhës i Komisionit për Çështje Normative

Prishtinë, 19  maj 2022 -   Kryesuesi i Komisionit për Çështje Normative, Armend Zenelaj dhe Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së, Valdrin Krasniqi, pritën në takim pune përfaqësuesit e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Në takim janë diskutuar çështjet që kanë të bëjnë me fushën e draftimit të akteve nënligjore, me ç’rast kryesuesi i Komisionit, njoftoi përfaqësuesit e Zyrës së BE-së se janë në fazën përfundimtare të draftimit të Rregullores për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorit të Shtetit, Rregullores për Sistematizimin e Administratës së Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Rregullores për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit.

Njëkohësisht, përfaqësuesit e Zyrës së BE-së u njoftuan për rëndësinë e veçantë të këtyre akteve, sepse përmes tyre synohet të bëhet rritja e efikasitetit të punës në sistemin prokurorial.