Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i 215-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 17 maj 2022 – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Jetish Maloku, mbajti takimin e 215-të me radhë, në të cilin janë miratuar një sërë pikash të rendit të ditës.

Ky takim i Këshillit  filloi me raportimin e kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës, të cilët raportuan për aktivitetet e zhvilluara në periudhën janar-mars të vitit 2022.

Gjithashtu, anëtarët e KPK-së miratuan Raportin vjetor të mekanizmit përcjellës ndërinstitucional për veprat penale karakteristike për vitin 2021 dhe vendosën për të bërë shpalljen për transferimin e përhershëm në departamentet e përgjithshme të shtatë (7) prokurorëve në Prokurorinë Themelore të Prishtinës dhe një (1) prokurori në Prokurorinë Themelore të Ferizajt.

Po ashtu është bërë edhe plotësimndryshimi i Vendimit të KPK-së për Komisionin për Transferim dhe Avancim të Prokurorëve të Shtetit, me ç’rast në vend të ish-Kryeprokurorit të Shtetit. z. Aleksandër Lumezi, u caktua Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, në cilësinë e kryesuesit të këtij Komisioni.

Në këtë takim të KPK-së janë trajtuar tri (3) raste disiplinore, për të cilat do të bëhen publike vendimet përkatëse siç parashihet me ligj.