Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryesuesi Maloku takohet me ekspertët e Projektit EUKOJUST

Prishtinë, 24 nëntor 2021 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, ka pritur në takim Ekspertin Afatshkurtër të Projektit EUKOJUST, Enes Sedić, përgjegjës për koordinimin e donatorëve në sektorin e sundimit të ligjit.

Në këtë takim është diskutuar për krijimin e një mekanizmi koordinues të donatorëve në sistemin e drejtësisë dhe koordinimin me sektorët e tjerë përkatës.

Po ashtu, takimi u përqendrua në përvojën e paraqitur nga eksperti Sedić për koordinimin e projekteve dhe procedurat tenderuese në kuadër të procesit para dhe pas anëtarësimit në BE, si dhe mësimet e nxjerra të Republikës së Kroacisë në këtë drejtim.

Në këtë takim të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e tjerë të këtij projekti, Kristian Turkalj dhe Filloreta Hoxha.