Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i dytë për hartimin e Rregullores për sistematizimin e administratës në sistemin prokurorial

Prishtinë, 23 nëntor 2021 – Grupi punues për hartimin e Rregullores për veprimtarinë, organizmin e brendshëm dhe sistematizimin e administratës në sistemin prokurorial të Kosovës, i cili udhëhiqet nga kryetari Bahri Hyseni, ka mbajtur takimin e dytë me radhë, në të cilin morën pjesë edhe përfaqësuesit ndërkombëtare dhe ata të shoqërisë civile.

Qëllimi i hartimit të kësaj rregulloreje është funksionalizimi dhe riorganizimi i administratës  së sistemit prokurorial të Kosovës, akt nënligjor ky, i cili do të përcaktojë formën, strukturën, kompetencat dhe veprimtarinë e administratës së Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Prokurorit të Shtetit.

Anëtarët e Grupit punues, theksuan në takimin e sotëm se me finalizimin e këtij dokumenti nënligjor dhe miratimin e tij në Këshillin Prokurorial pritet një funksionalizim i përgjithshëm dhe ngritje e efikasitetit dhe efektivitetit të administratës, në mënyrë që të ecet në hap më kërkesat e kohës dhe nevojat e ardhme të sistemit prokurorial të Kosovës.